AlbGIS është platforma jonë inxhinierike dhe gjeohapësinore, e ndërtuar për inxhinierët, topografët dhe studiot projektuese në Shqipëri. Ndryshe nga projektet me porosi, AlbGIS është produkt i vetë Decagon Technology — i zhvilluar, mirëmbajtur dhe përditësuar nga ekipi ynë.
Platforma online — 24 vegla llogaritjeje inxhinierike drejt në shfletues, në pesë fusha: hidraulikë, gjeodezi, gjeologji, elektrike dhe energji. Nga seksioni i kabllit sipas IEC 60364 te modelimi i rrjeteve të ujësjellësit mbi hartë, të gjitha me raporte PDF të gatshme. albgis.com
GeoMorph — fotogrametri desktop: përpunon fotografitë e dronit në ortofoto, modele terreni (DSM/DTM), re pikash 3D dhe mesh të teksturuar. Alternativë vendase ndaj Pix4D dhe DroneDeploy. Shih GeoMorph
AlbGIS Hydro — projektim rrjetesh uji dhe kanalizimi: katër module në një program (ujësjellës, kanalizime, ujëra shiu dhe rrjet i kombinuar), me solver hidraulik, import topografie dhe profile gjatësore inxhinierike. Shih AlbGIS Hydro
AlbGIS Infra — projektim rrugësh: aks horizontal me klotoide, niveletë me kurba vertikale dhe seksione tip me të gjitha elementet e trupit rrugor, me kriteret e projektimit të zbatuara sipas kategorisë së rrugës. Shih AlbGIS Infra