Realitet i shtuar & virtual
Prezantime interaktive, vizualizim produktesh dhe simulime për trajnim, për desktop, web dhe celular.
Disa projekte kuptohen vetëm kur hyn brenda tyre.
Një model virtual i tregon investitorit, komunitetit ose vizitorit atë që një vizatim nuk e tregon dot: shkallën, hapësirën dhe përvojën. E përdorim për marketing, trajnime dhe vizualizim projektesh inxhinierike.
Avantazhi ynë është se modeli nis nga të dhëna të vërteta: rilevimi topografik dhe skanimi i terrenit bëhen nga i njëjti ekip.
Nga modeli 3D te përvoja
Prezantime interaktive
Projekte dhe destinacione që eksplorohen në 3D, në web ose me syze VR.
Vizualizim produktesh
Produkte që shihen nga çdo kënd ose vendosen në hapësirën reale me AR.
Simulime trajnimi
Skenarë për trajnim dhe edukim, pa rrezikun e terrenit real.
ZipLine Përmet & Qendra Nënujore Sarandë
Pjesë e paketës PIUTD për nxitjen e turizmit në Shqipëri. Decagon Technology realizoi rilevimet topografike dhe kadastrale dhe përgatiti modelin VR të destinacioneve.
Nga pyetja e parë te dorëzimi
Ideja
Kujt i drejtohet përvoja dhe çfarë duhet të kuptojë.
Të dhënat
Rilevim, skanim ose modele CAD ekzistuese.
Modelimi 3D
Modeli, materialet dhe ndriçimi, të optimizuara për pajisjen.
Përvoja
Ndërveprimi, testimi dhe publikimi.
Keni një projekt në mendje?
Na tregoni ku është terreni dhe çfarë duhet të dalë në ekran. Ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune.
