Hartografi & gjeohapësirë
Të dhëna hapësinore të sakta dhe të përdorshme për planifikim, projektim dhe menaxhim territori: nga ortofoto te platforma GIS online.
Një hartë e mirë është një vendim i marrë më shpejt.
Të dhënat gjeohapësinore vlejnë vetëm kur janë të sakta, të përditësuara dhe të lehta për t’u përdorur. Ndaj nuk dorëzojmë vetëm skedarë: ndërtojmë baza të dhënash, analiza dhe vizualizime që i përdorin edhe ata që nuk janë specialistë GIS.
Puna jonë mbështet planifikimin urban, menaxhimin mjedisor, kadastrën dhe projektet e infrastrukturës, nga regjistrimi fillestar i pasurive te azhurnimet e rrugëve në Tiranë.
Nga imazhi te vendimi
Ortofoto & fotogrametri
Imazhe ajrore të korrigjuara gjeometrikisht dhe modele terreni për projektim.
- Ortofoto me rezolucion të lartë
- Modele DTM / DSM
- Re pikash dhe mesh 3D
GIS & analiza hapësinore
- Baza të dhënash gjeohapësinore
- Analiza për planifikim urban dhe mjedis
- Vizualizim interaktiv për vendimmarrje
Hartografi dixhitale
- Harta tematike: transport, energji, turizëm, mjedis
- Modele 2D dhe 3D për prezantim
- Publikim në platforma online
Nga pyetja e parë te dorëzimi
Burimet
Çfarë ekziston (kadastër, harta, imazhe) dhe çfarë duhet matur rishtas.
Mbledhja
Fluturime me dron, matje në terren dhe dixhitalizim.
Modeli i të dhënave
Shtresa, atribute dhe rregulla, që baza të mbetet e pastër me kohën.
Publikimi
Harta, raporte ose platformë online, sipas atij që do ta përdorë.
Ku e kemi bërë
Asistence Teknike pe pregaditjen e projekteve per shkolla me eficense energjie ne Shqiperi
Shoqeria Decagon shpk u kontraktua nga shoqeria ALBEGIS&CO per te realizuar rilevimet topografike per njezet godina te arsimit. Rilevimi konsistonte…

Rregjistrimi fillestar i Pasurisë për Bashkinë Shkodër
Regjistrimi fllestar i pasurive të paluajtshme konsiston në pasqyrimin e çdo pasurie të paluajtshme, shtetërore, publike dhe private të zonës…
Rilevime Topografike dhe Kadastrale per Stacionet e One Albania
Shoqëria One Albania, me veprimtari në fushën e telekomunikacionit, disponon një rrjet të gjerë stacionesh (antena, pole, maste etj.) të…

Zbatimi i Zhvillimit të Produktit – Paketa 2 (Outdoor & Muzeume)
Si pjesë e paketës PIUTD, e cila synon nxitjen e turizmit në Shqipëri, u realizuan dy projekte me impakt të…
Rilevime Topografike dhe Kadastrale per karierat e IMI
Shoqëria ILLYRIA MINERALS INDUSTRY (IMI), me aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve, ka realizuar rilevimet fillestare të karrierave në…
Zhvillimi i një modeli të aplikuar për zhvillim rajonal në bashkëpunim me UBT
Ne kuader te projektit Ngritja e nje modeli te aplikuar te zhvillimit rajonal ne partneritet me UBT, Decagon shpk u…
Lexo më shumë
Shënime teknike nga puna jonë.

Si t'i kthesh koordinatat GPS në KRGJSH-2010 pa gabime
WGS84, UTM 34N, KRGJSH-2010 dhe Gauss-Krüger: si i ktheni pikat e GPS-it në sistemin zyrtar, pse UTM e KRGJSH nuk…

Sistemet koordinative në Shqipëri: KRGJSH, UTM dhe trashëgimia e Gauss-Krüger
Shumica e gabimeve në dorëzime nuk vijnë nga matja, por nga projeksioni i gabuar. Cili sistem përdoret kur dhe si…

Nga fotot e dronit te modeli 3D: fotogrametria në punën e përditshme
Një fluturim gjysmëorësh mund të zëvendësojë ditë matjesh. Si funksionon fotogrametria, ku është e saktë dhe ku duhen ende pika…
Pyetje të shpeshta
Çfarë formatesh dorëzoni?
Atë që përdor ekipi juaj: shtresa vektoriale (p.sh. Shapefile, GeoPackage, DXF), raster (GeoTIFF) dhe re pikash (LAS/LAZ). E sqarojmë që në fillim.
A mund t’i shohim të dhënat pa softuer GIS?
Po. I publikojmë në hartë online që hapet në shfletues, me shtresat dhe informacionin që ju duhet.
Keni një projekt në mendje?
Na tregoni ku është terreni dhe çfarë duhet të dalë në ekran. Ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune.
