03 — Shërbimi

Softuer & aplikacione

Aplikacione desktop, web dhe mobile të ndërtuara rreth procesit tuaj, nga një mjet i thjeshtë për të dhënat te sisteme informacioni të integruara.

Si e shohim softuerin

Softueri më i mirë është ai që e përdor ekipi juaj çdo ditë, pa trajnim të gjatë.

Nuk ju japim vetëm një ekip zhvilluesish, por një partner që e njeh edhe anën inxhinierike: analizë e kërkesave, specifikime teknike, zhvillim, testim, dokumentim dhe implementim.

Mirëmbajmë edhe aplikacione të ndërtuara nga të tjerë: zgjidhim gabimet, përmirësojmë performancën dhe shtojmë funksione kur ju duhen.

Produkti ynë

AlbGIS

Platforma jonë inxhinierike dhe gjeohapësinore për inxhinierët, topografët dhe studiot projektuese në Shqipëri, e zhvilluar dhe e mirëmbajtur nga ekipi ynë.

  • 38 vegla llogaritjeje online, në 10 fusha, nga hidraulika te strukturat
  • GeoMorph: fotogrametri desktop, nga fotot e dronit te ortofoto dhe modele 3D
  • AlbGIS Hydro: rrjete ujësjellësi, kanalizimi dhe ujërash shiu
  • AlbGIS Infra: projektim rrugësh, nga aksi te seksioni tip
Si punojmë

Nga pyetja e parë te dorëzimi

Analiza

Kërkesat dhe rrjedha e punës, të dokumentuara para kodit.

Specifikimi

Ekranet, të dhënat dhe kriteret e pranimit, të miratuara bashkë.

Zhvillimi & testimi

Versione të shpeshta që i provoni vetë gjatë rrugës.

Mirëmbajtja

Mbështetje, përditësime dhe funksione të reja pas lëshimit.

Pyetje të shpeshta

Desktop, web apo mobile?

Varet nga ku punojnë njerëzit: në zyrë, në terren apo kudo. Shpesh zgjidhja është e kombinuar, p.sh. aplikacion në terren që sinkronizon me panelin web.

Mund ta merrni përsipër një aplikacion që e ka ndërtuar dikush tjetër?

Po. Fillojmë me një vlerësim të kodit dhe të gjendjes, pastaj propozojmë mirëmbajtjen ose përmirësimet.

Keni një projekt në mendje?

Na tregoni ku është terreni dhe çfarë duhet të dalë në ekran. Ju kthejmë përgjigje brenda një dite pune.

Kërko një takim