Topografi & GIS

Sistemet koordinative në Shqipëri: KRGJSH, UTM dhe trashëgimia e Gauss-Krüger

Shumica e gabimeve në dorëzime nuk vijnë nga matja, por nga projeksioni i gabuar. Cili sistem përdoret kur dhe si kalohet mes tyre pa humbur saktësi.

Publikuar Korrik, 2026

Një pjesë e mirë e problemeve në dorëzimet topografike nuk lindin nga matja në terren, por nga një hap i mëvonshëm dhe i padukshëm: koordinatat janë në një sistem, kurse projekti i pret në një tjetër. Rezultati është një zhvendosje sistematike që mund të jetë disa metra ose disa qindra, dhe që zbulohet zakonisht shumë vonë.

Tri familje që hasen çdo ditë

E para është WGS84, sistemi global i GPS-it, me gjatësi dhe gjerësi gjeografike. I përshtatshëm për pozicionim dhe hartë, i papërshtatshëm për matje gjatësish e sipërfaqesh sepse nuk është i sheshtë. E dyta janë projeksionet e sheshta: UTM Zone 34N për pjesën më të madhe të vendit dhe KRGJSH-2010 si sistem zyrtar shtetëror. E treta është trashëgimia: Gauss-Krüger mbi Pulkovo 1942, në të cilin janë ende shumë harta e dokumente të vjetra.

Pse nuk mjafton të zhvendosësh koordinatat

Kalimi mes sistemeve nuk është zbritje numrash. Sistemet e vjetra mbështeten në elipsoid tjetër dhe kanë origjinë tjetër; kërkohet transformim i mirëfilltë. Përafrimet e improvizuara "me një konstante" funksionojnë në një zonë të vogël dhe fillojnë të gabojnë sapo largohesh prej saj — pikërisht sjellja që e bën gabimin të vështirë për t'u kapur.

Rregulli praktik

Përcakto sistemin e projektit që në fillim, shkruaje në çdo dorëzim dhe mos e ndrysho gjatë rrugës. Kur merr të dhëna nga palë të treta — DEM, izohipse, kufij pronësie — verifiko projeksionin përpara se t'i bashkosh me tuajat. Një shtresë e vetme e gabuar mjafton ta prishë gjithë modelin.

Si ndihmon AlbGIS

  • Transformim Koordinatash — konvertim mes WGS84, UTM 34N, SKREF99 dhe Gauss-Krüger, me batch CSV dhe hartë interaktive.
  • DEM në Isohipse — përpunim i modelit të terrenit dhe eksport DXF në sistemin që të duhet.
  • GjeoPortali — shfletim i shtresave hartografike për të verifikuar shpejt nëse të dhënat bien në vend.

Keni një projekt në mendje?

Shumë nga këto artikuj lindën nga pyetje të klientëve. Na shkruani tuajën.

Na shkruani