Regjistrimi fllestar i pasurive të paluajtshme konsiston në pasqyrimin e çdo pasurie të paluajtshme, shtetërore, publike dhe private të zonës kadastrale në kartelën përkatëse të pasurisë dhe hartën kadastrale. Ky proces zhvillohet në dy faza, ku faza e parë përfshin procesin e informimit të publikut.
Në këtë fazë është i rëndësishëm bashkëpunimi popullatës me grupet e verifikimit/matjeve në terren të pasurive, duke saktësuar kufijtë e pasurive të paluajtshme. Matjet faktike dhe dokumentacioni i mbledhur trajtohen në zyrë per krijimin e hartës kadastrale dhe pasqyrimin ne kartelė të të dhënave të pasurive të paluajtshme.