Zgjidhjet tona software mbulojnë një gamë të plotë nevojash, nga aplikacione të thjeshta për menaxhim të të dhënave deri te sisteme të avancuara informacioni dhe platforma të integruara biznesi. Zhvillojmë aplikacione desktop, web dhe mobile – ose kombinime të tyre – të përshtatura sipas kërkesave specifike të çdo klienti, duke përdorur teknologjitë më të avancuara.
Eksperienca jonë shumëvjeçare dhe projektet e realizuara me sukses janë garancia më e mirë për cilësinë dhe besueshmërinë e punës sonë.
Duke na zgjedhur ne, nuk përfitoni thjesht një ekip zhvilluesish, por një partner strategjik që ofron zgjidhje të plota inxhinierike dhe biznesi – nga analiza e kërkesave dhe hartimi i specifikimeve teknike, te zhvillimi, menaxhimi i projektit, testimi, dokumentimi dhe implementimi.
Ofrojmë mirëmbajtje për aplikacionet e zhvilluara nga ne ose nga palë të treta, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve, optimizimin e performancës dhe shtimin e funksionaliteteve të reja sipas nevojës.