Zgjidhjet tona në Realitet të Shtuar (AR) dhe Realitet Virtual (VR) mbulojnë një gamë të gjerë nevojash, nga prezantime interaktive dhe vizualizime produktesh, deri në simulime dhe sisteme immersive për trajnim dhe edukim. Ne zhvillojmë aplikacione AR/VR për desktop, web dhe pajisje mobile, duke u përshtatur me kërkesat specifike të çdo projekti dhe duke përdorur teknologjitë më të avancuara të kohës.
Eksperienca jonë shumëvjeçare dhe projektet e realizuara me sukses janë garancia e cilësisë dhe profesionalizmit tonë.
Duke na zgjedhur ne, ju nuk përfitoni vetëm zhvillimin e një aplikacioni, por një zgjidhje të plotë – nga analiza e nevojave, konceptimi dhe modelimi 3D, deri te zhvillimi, testimi, implementimi dhe optimizimi i performancës.