Shërbimet e Konsulencës të Ofruara nga Stafi ynë
- Rilevimi Topografik
Matje të detajuara të terrenit për evidentimin e relievit dhe elementeve infrastrukturore të zonave ku ndodhen stacionet. Rezultatet u përpunuan në hartografi digjitale për përdorim teknik dhe planifikim. - Rilevimi Kadastral
Dokumentim i parcelave të prekura nga stacionet, përcaktim i kufijve ligjorë dhe përditësim i të dhënave kadastrale në përputhje me standardet kombëtare. Ky hap garantoi transparencë dhe siguri juridike për marrëdhëniet me pronarët e tokës. - Përgatitja e Planeve Kadastrale
Hartimi i planeve të detajuara për secilin stacion, duke përfshirë kufijtë, sipërfaqet e prekura dhe marrëdhëniet pronësore. Këto plane shërbejnë si bazë për menaxhimin e rrjetit dhe për proceset e shpronësimit apo legalizimit.