ZipLine Përmet
Ky projekt përfaqëson një ndërhyrje dinamike në zhvillimin e turizmit aventurier në qytetin e Përmetit, përmes ndërtimit të një zipline moderne. Struktura e tij përfshin tre godina funksionale:
- Start Point – Pika e nisjes së udhëtimit ajror, e vendosur në një pozicion panoramik mbi luginën e Përmetit.
- End Point – Pika e mbërritjes, e konceptuar si hapësirë çlodhjeje dhe mirëseardhjeje, me ambiente për pushim, fotografim dhe orientim për aktivitete të tjera turistike.
- Info Point – Një godinë informuese ku turistët marrin udhëzime mbi funksionimin e zipline-it, sigurinë dhe atraksionet natyrore e kulturore të zonës.
Të tre godinat janë të integruara me rrugë automobilistike dhe këmbësore, duke siguruar akses të lehtë dhe të sigurt për vizitorët e të gjitha grupmoshave.
Rehabilitimi i Maternitetit të Vjetër në Sarandë – Muzeu i Botës Nënujore
Në qytetin bregdetar të Sarandës, u ndërmor një projekt me vlerë të veçantë kulturore dhe simbolike: rikonstruksioni i maternitetit të vjetër për ta shndërruar në Muze të Botës Nënujore.
Ky transformim përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së kujtesës urbane dhe krijimit të një destinacioni edukativ e turistik. Muzeu do të fokusohet në:
- Pasqyrimin e biodiversitetit nënujor të detit Jon dhe bregdetit shqiptar.
- Edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së ekosistemeve detare.
Arkitektura e ndërhyrjes ruan elementet karakteristike të godinës ekzistuese, duke i integruar me teknologji moderne ekspozimi dhe ambiente bashkëkohore muzeale. Ky projekt i jep jetë një objekti historik, duke e kthyer në një qendër të re kulturore dhe turistike për qytetin e Sarandës.
Shërbimet e Konsulencës të Ofruara nga Stafi ynë
- Rilevimi Topografik – Matje të detajuara të terrenit për evidentimin e relievit dhe elementeve infrastrukturore.
- Rilevimi Kadastral për Parcelat e Prekura nga Projekti – Dokumentim i kufijve ligjorë dhe përditësim i të dhënave kadastrale.
- Hartimi i Planeve të Shpronësimit – Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe ligjor për menaxhimin e parcelave të prekura nga projektet.
- VR – Pregatitja e modelit te realitetit virtual